Hoxha krenohet me Kurtin dhe Sveçlën: Ballin lart dhe kurrizin drejt

19:09 | 2 Qershor 2023
Emir Abduramani

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Elvis Hoxha, ka publikuar një fotografi me kryeministrin Kurti dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Hoxha është shprehur i lumtur dhe krenar që e ka Kurtin dhe Sveçlën miq, teksa shkroi se shqiptaria zgjidhet me ballin lart dhe me kurrizin drejt.

“Shqipëtaria zgjidhet me ballin lart e kurrizin drejt. Sado e madhe qëndresa, kur çështja është e drejtë edhe jeta është plot dinjitet”, ka shkruar Hoxha me gabim drejtshkrimor.

Elvis Hoxha vjen nga Shqipëria dhe ka vite që është këshilltar i kryeministrit të Kosovës, ndërsa pikërisht Hoxha njihet si personi me qëndrime radikale brenda VV-së, madje, cilësohet nga shumë si një nga njerëzit kryesorë në këtë parti./Arbresh.info