Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar ditën e Republikës për Italinë.
Në ambasadën italiane, Haradinaj deklaroi se Italia e ka mbështetur fuqishëm Kosovën në shtetndërtimin e saj dhe në rrugëtimin euro-atlantik.
“Me ftesë të Ambasadës së Italisë në Kosovë, mora pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Republikës. Me këtë rast, ambasadorin z. Antonello De Riu e urova me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka falënderuar Italinë edhe për kontributin e ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it, e sidomos në lidhje me gjendjen e fundit të krijuar në veri të vendit./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...