Marco Asensio do t’i bashkohet Paris Saint-Germain në një transferim të lirë, pasi kontrata e tij me Real Madrid skadon këtë verë.
27-vjeçari tashmë ka rënë dakord për një kontratë afatgjatë me PSG që kap vlerën e 10 milionë euro në vit, sipas The Athletic.
Reprezentuesi spanjoll nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen, por do të përfundojë formalitetet pas përfundimit të sezonit.
Anësori vendosi në maj se do të refuzonte ofertën e Madridit për të zgjatur kontratën e tij në “Santiago Bernabeu”, pasi ka qenë në negociata që nga dhjetori dhe do të largohet pas tetë vjetësh me klubin – fillimisht duke u bashkuar nga Mallorca në 2015 përpara se të huazohej në Espanyol menjëherë më pas.
Asensio gjithashtu ishte lidhur me një lëvizje në Premier League, me Aston Villa që thuhej se ishte pas tij, ndërsa klubet në Itali gjithashtu kishin shfaqur interes.
Në vend të kësaj, ai do të bashkohet me Kylian Mbappe në kryeqytetin francez./Arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë