Kombëtarja e Kosovës në boks do të paraqitet me pesë boksierë në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petkoviç”, i cili do të mbahet në Kumanovë më 2 dhe 3 qershor.
Në këtë turne, Kosova do të marrë pjesë me tre boksierë seniorë dhe me dy të rinj.

Seniorë do të jenë: Gentrit Gashi (60kg), Shpëtim Bajoku (67kg) dhe Patriot Behrami (71kg), shkruan “Gazeta Express”.
E tek juniorët, Kosovën do ta përfaqësojnë: Benjamin Deva (48kg) dhe Sali Hajdaraj (60kg).
Ekipin kombëtar do ta udhëheqin selektori Besim Brahimi dhe trajneri Mehmet Haxhani,.

“Këto gara janë të mirëseardhura për boksierët Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami para garave kualifikuese evropiane për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, që do të organizohen në Krakow të Polonisë në muajin e ardhshëm”, njofton Federata e Boksit të Kosovës. /Gazeta Express/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...