Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të Portugalisë (APA) këtë të mërkurë ka miratuar me kusht vendimin për funksionimin e minierës së parë të litiumit në vend, e cila ka rezervat më të mëdha në Evropë të këtij metali, i cili është kritik për prodhimin e baterive dhe tranzicionin e energjisë.
Mediat e huaja shkruajnë se APA ka miratuar në varësi të disa kushteve planet e kompanisë britanike Savannah Resources për të vazhduar me nxjerrjen e litiumit pranë fshatit Botica në Portugalinë verilindore.
Plani për minierën ishte “ndryshuar ndjeshëm” nga propozimi origjinal për të “siguruar garanci mjedisore”, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, mbrojtjen e ujërave të rrjedhshëm, biodiversitetin dhe menaxhimin e mbetjeve.
Portugalia është tashmë prodhuesi kryesor i litiumit në Evropë, por tani për tani metali përdoret pothuajse ekskluzivisht në qeramikë dhe prodhim qelqi.
Vendi tani planifikon të prodhojë litium më të pasuruar që është i përshtatshëm për përdorim në makinat elektrike dhe pajisjet elektrike./abcnews.al
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...