Kurti – Escobarit: S’mund të kemi kryetarë me Zoom

21:59 | 30 Maj 2023
Emir Abduramani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë telefonike me gazetën britanike “The Guardian” ka folur për sulmet e protestuesve serbë të hënën ndaj ushtarëve të KFOR-it, për të cilën thënë se hënja ka qenë shumë e rëndë, dhe se “jemi me fat që nuk është humbur asnjë jetë”.

Kurti në telefon ka treguar se ka biseduar edhe me të dërguarin e ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se Escobar u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që t’i dërgojnë kryetarët në objekte tjera, apo edhe të punojnë prej shtëpisë – kërkesë që ai e ka refuzuar.

“Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom [platformë e thirrjeve online], ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike, nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste”, ka shtuar ai./Arbresh.info