Gazetarët kosovarë që mbetën të ngujuar në një kafene në Zveçan, kanë arritur të largohen pas tri orëve me ndihmën e një serbi.
Kështu ka njoftuar Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se të gjithë gazetarët bashkë me të kanë arritur që të largohen nga Zveçani.
Rexha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ata i ka ndihmuar pronari serb i kafenesë ku ishin të ngujuar për tri orë.
“Pas 3 orësh ngujim afër ndërtesës së komunës, me gjuajtje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt. E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të policisë”, ka shkruar Rexha./Arbresh.info/
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...