Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka publikuar një video inkurajuese për ushtrinë e Kievit, e cila sipas mediave ndërkombëtare, është duke u përgatitur për ofensivën ndaj pushtuesve rusë.
Në video iu bëhet thirrje ukrainasve që të bashkohen me forcat e armatosura për të ndihmuar kombin për të arritur “qëllimin e shenjtë për të jetuar në liri”.
“Do të vrasim armiqtë dhe do të hakmerremi ndaj atyre që vranë vëllezërit dhe përdhunuan motrat tona”, thuhet ndër të tjera në video ku paraqiten edhe tanket e perëndimit që pritet të mbërrijnë në Ukrainë.
Ndërkohë, ushtria e Putinit vijon sulmet.
Madje, rreth 54 dronë kamikazë të prodhimit iranian u lëshuan nga rajoni verior i Briansk dhe nga Krasnodar Krai në jug.
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës