Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që në kanalin e Ibër Lepencit të ketë turbullira të ujit.
Kështu ka bërë të ditur KRU “Prishtina”.
Si pasojë e kësaj, do të ketë reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Kodrën e Trimave dhe Mirditë.
Ky është njoftimi i plotë i KRU “Prishtina” dhe oraret e reduktimeve:
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, kemi sërish ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.
Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije.
Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 23:00 dhe do zgjasë deri në orën 06:00.
Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës.
Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00.
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...