Një person është në kërkim nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se jashtëligjshëm ka kryer shërbime laboratorike në Vushtrri.
Sipas Policisë, i njëjti ka kryer shërbime laboratorike, përkundër vërejtjeve nga inspektorati shëndetësor.
“Me kërkesë te Ministrisë së Shëndetësisë dhe me urdhër të prokurorit te shtetit, është iniciuar procedurë hetimore ndaj te dyshuarit mashkull kosovar (pronar i një laboratori privat i licencuar) nën dyshimin se (edhe përkundër tërheqjes së vërejtjes nga inspeksioni shëndetësor në mes datave 18-27.04.2023, ne këtë laborator janë kryer shërbime laboratorike, i cili nuk është profesionist shëndetësor. I dyshuari në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi