Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të largohet nga Al-Nassr.
Në ditët e fundit në Spanjë u raportua se ylli portugez po e shikon mundësinë që të largohet nga Arabia Saudite gjatë verës që po vjen.
Sidoqoftë, agjensioni i “CR7” i hodhi poshtë këto spekulime duke insistuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë do ta respektojë kontratën me klubin saudit deri në vitin 2025.
“Mundo Deportivo” shkruante se Ronaldo nuk është i kënaqur me infrastrukturën në Arabinë Saudite, duke thënë se klubi Al-Nassr është shumë larg nga klubet moderne.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit po e shikon mundësinë që të rikthehet në futbollin evropian, por që është i hapur edhe për opsione të tjera.
Mirëpo, përfaqësuesit e kampionit evropian me Portugalinë e kanë hedhur poshtë këtë mundësi.
“CR7” i ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje me Al-Nassr, i cili do të mundohet ta fitojë kampionatin ndonëse gjendet tri pikë prapa liderit, Al-Ittihad./GE/
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...