Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot shpall zgjedhjet e brendshme partiake në të gjitha nivelet.
Burime të portalin Arbresh.info mësojnë se LDK do të mblidhet sot në ora 15:00.
Në LDK, një proces i brendshëm zgjedhor ka më shumë se një vit që është duke u zhvilluar në disa degë të partisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës kuvendin e fundit zgjedhor e ka zhvilluar me 14 mars 2021, pas rezultatit tejet të dobët të zgjedhjeve të 14 shkurt të atij viti, që çoi në dorëheqjen e ish-kryetarit Isa Mustafa. Nga ky Kuvend, LDK-ja doli me kryetar të ri – Lumir Abdixhikun.
Kujtojmë se, para pak çastesh dha dorëheqje nga kryesia e LDK-së ish-deputeti, Faton Bislimi. /Arbresh.info/
lexo edhe:
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...