Miliarderi Jeff Bezos i ka propozuar partneres së tij, Lauren Sanchez, pas gati pesë vitesh lidhjeje – njofton PageSix.
Çifti aktualisht ndodhet në jug të Francës, ku kanë mbërritur për Festivalin e Filmit në Kanë.
Gjatë ditëve të fundit, ata kanë organizuar disa festa për miqtë e ngushtë në jahtin e tij luksoz prej 500 milionë dollarësh, ndërsa së shpejti do të nisin përgatitjet për dasmën.
“Çdo ditë më frymëzon dhe më bën një person më të mirë. Ai është njeriu më i mrekullueshëm që njoh”, kishte thënë Lauren për partnerin e saj në një intervistë për revistën The Wall Street Journal.

Ata u njoftuam përmes ish-bashkëshortit të saj, Patrick Whitesell, i cili punon si menaxher i shumë personazheve të famshëm. Lauren u rrit në varfëri, ndërsa u bë e famshme si gazetare.
Disa nga kompanitë mediatike ku ajo ka punuar janë: FOX, Good Day L.A., Extra, kurse ndër emisionet që i ka drejtuar janë: “The View”, “Showbiz Tonight” dhe “So You Think You Can Dance”.
Bezos nisi romancën me të fejuarën e tanishme, pasi i dha fund lidhjes me MacKenzie Tuttle, me të cilën ishte i martuar për 25 vite. /Telegrafi/
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...