Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele në Qafë Thanë.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në aksident u përfshi një autobus dhe një makinë Benz.
Nga përplasja automjeti, që drejtohej nga një 28-vjeçar u përfshi nga flakët, duke lënë të plagosur 6 personat që ndodheshin në të.
Ata u transportuan drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
2 prej të plagosurve, janë në gjendje të rëndë dhe u nisën drejt Tiranës.
Sa i përket autobusit, nuk dihet sa persona kishte në të, megjithatë policia tha se nga ky mjet nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./tvklan.al/
Moti i keq përfshin Shqipërinë
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...
Arrestohet një person në Ferizaj për lëndim të rëndë trupor ...
Carvajal dhe Real Madrid afër ndarjes
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...