Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së të hënën gjatë ditës parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Kurse, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.
“E martë- mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.
E mërkurë- Mot kryesisht i ngjashme me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.
E enjte- Mot i vranët por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.
Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.
Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14...
Moscertifikimi i kandidatëve nga Lista Serbe, reagon DnV
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neona...
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Benita i sqarohet Toneyt: Unë, edhe nëse prishem me ty, nuk ...
Fillon regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçant...