Jakov Milatoviq është betuar si president i ri i Malit të Zi.
Në seancë, ai u betua se “do t’i kryej detyrat e presidenti me përgjegjësi, nder, drejtësi dhe paanshmëri, sipas Kushtetutës dhe ligjit”.
Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka mbërritur në kuvendin malazez ku pritet që për pak minuta ta japë betimin, shkruan Vijesti.
Në kuvend ka mbërritur edhe e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ndjekur nga homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj e kroati, Zoran Milanoviq.
Ndërsa, seanca për betimin e presidentit të ri ka nisur me rreth 20 minuta vonesë, pasi e njëjta ishte paraparë që të nisë në ora 12:00.
Kujtojmë se, në inaugurimin e Milatoviqit po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. /Arbresh.info/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...