Në aksionin e djeshëm për fajde në rajonin e Prishtinës dhe Podujevës, përveç arrestimit të katër personave, janë sekuestruar edhe disa vetura, armë dhe aparate të lojërave të fatit.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë sot në raportin 24 orësh, në të cilin thuhet se gjatë kontrollit në shtatë lokacione, janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, 15 telefona dhe kompjuterë.
Katër të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
“Podujevë, Vushtrri, Lipjan 17.05.2023 – 06:00. Gjatë një operacioni policor në dy regjione është bërë kontrolli në shtatë lokacione banimi dhe janë arrestuar kate persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Arbresh.info
Nënshkruhen marrëveshjet në vlerë 96 milionë euro me Bankën ...
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...