Persona të panjohur mbrëmë kanë shtënë nga arma e zjarrit në afërsi të oborrit të shkollës fillore “Ugljare” në Ugljarë, ka thënë për Kosova Online, Bratislav Trajkoviq, komandant i Stacionit Policor në Graçanicë.
Kryetari i Organit të Përkohshëm të Komunës së Fushë Kosovës, Aleksandar Trajkoviq, ka konfirmuar se të shtënat kanë ndodhur, i cili ka thënë se janë gjetur dy gëzhoja dhe se në atë moment fëmijët kanë qenë në oborrin e shkollës.
Mbrëmë rreth orës 22:45 ka pasur të shtëna në afërsi të oborrit të shkollës fillore “Ugljare” në Ugljarë afër Fushë Kosovës, dhe siç ka thënë komandanti Trajkoviq, pas njoftimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime.
Siç mësojmë, të shtëna janë qëlluar nga një makinë në lëvizje dhe nuk ka persona të lënduar.
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...