Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik në vend, ndonjëherë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka deklaruar se së shpejti qeveria do të miratojë projektligjin për themelimin e Fondit Sovran.
“Këtë muaj janë bërë fiks gjashtë vjet prej kur për herë të parë dhamë propozimin e bashkë me të edhe zotimin për Fondin Sovran. Prej atëherë, ai ka qenë pjesë e secilës platformë tonë zgjedhore, përfshirë edhe programin qeverisës të Qeverisë Kurti 1”, ka thënë Kurti.
“Ndërmarrjet tona publike, të cilat nuk operojnë më me humbje si në të kaluarën, së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. Kjo e bën qeverinë më të vogël por shtetin më të fortë e më të pasur, duke na vendosur në hartën e tregjeve botërore financiare”, ka shkruar ai.
Kurti ka deklaruar se sot me deputetë të LVV-ës e anëtarë të kabinetit qeveritar e kanë prezantuar e diskutuar koncept-dokumentin për Fondin Sovran./Arbresh.info/
Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit
Zbulohet paga marramendëse që do të marrë Florian Wirtz tek ...
Kelmendi e Link biseduan për forcimin e bashkëpunimit
Dështimi i 34-të i deputetëve të Kosovës
Nervozohet Haradinaj: Piu kafe ky me atë, janë veç përralla ...
Limaj konfirmon takimin me Abdixhikun, thotë se ka qenë një ...