Palestinezët shënuan sot 75 vjetorin e “Nakba”, “Katastrofës” që ata e lidhin me themelimin e shtetit të Izraelit në vitin 1948, pas së cilës 760,000 prej tyre u dëbuan gjatë luftës së parë arabo-izraelite.
Në Ramallah, selia e Autoritetit Palestinez, disa mijëra protestues nga i gjithë Bregu Perëndimor i pushtuar u dyndën në skenë, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe pankarta të zeza me fjalën “kthim” në arabisht dhe anglisht.
Izraeli u themelua më 14 maj 1948, në zbatim të një rezolute të OKB-së që parashikonte ndarjen e Palestinës, e cila deri atëherë ishte nën mandatin britanik.
Të nesërmen, shpërtheu lufta e parë arabo-izraelite, kur forcat e armatosura të pesë vendeve pushtuan shtetin e ri.
Izraeli fitoi dhe rreth 760,000 palestinezë u larguan ose u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Ata që janë ende gjallë dhe pasardhësit e tyre kanë kërkuar që atëherë “të drejtën e kthimit”, të cilën Izraeli e mohon kategorikisht, duke konsideruar se lejimi i kthimit edhe të një numri të vogël prej tyre do të ishte i barabartë me fundin e shtetit hebre.
OKB vlerëson se sot 5.9 milionë refugjatë palestinezë jetojnë në territoret palestineze (Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës), Jordani, Liban dhe Siri.
Izraeli festoi 75 vjetorin e tij më 26 prill, sipas kalendarit hebre.
Më herët sot, presidenti palestinez Mahmoud Abbas i bëri thirrje OKB-së që të dëbojë Izraelin për “sulme” dhe “pushtim” të territoreve palestineze.
“Ne kërkojmë zyrtarisht sot, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat (KB), të sigurohet që Izraeli t’u bindet këtyre rezoluta, ose të pezullojë anëtarësimin e tij në OKB,” tha Abbas në fjalimin e tij.
Palestina ka statusin e vëzhguesit në OKB.
Abbas akuzoi Izraelin se “asnjëherë nuk i ka përmbushur detyrimet e tij dhe as nuk ka respektuar kushtet e anëtarësimit të tij në Organizatë. Ai tha se që nga viti 1947, rreth 1000 rezoluta janë miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Këshilli i Sigurimit dhe Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe asnjëra prej tyre nuk është zbatuar.” /abcnews.al
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...