Po kontrabandonte lule nga Serbia, ndalohet 29 vjeçari

22:05 | 15 Maj 2023
Emir Abduramani

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, pas kontrollit të një furgoni, ka gjetur 93 pako të luleve dhe 1245 vazo lulesh, të cilat i dyshuari B.A nga Kosova po i sillte ilegalisht nga Serbia.

“Rreth orës 19:10 në magjistralen Kamenicë-Gjilan është ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore me drejtues të dyshuarin m/k me iniciale (B.A.) i moshës 29 vjeçare. Gjatë kontrollit në furgon janë gjet të ngarkuara lule dekorative të llojeve të ndryshme: Nëntëdhjetë e tri (93) pako, njëmijë e dyqind e dyzet e pesë (1245) vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar nga Policia dhe të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit.