Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha të hënën se ka ngritur në ajër një avion të saj luftarak për të parandaluar avionët patrullues të Francës dhe Gjermanisë që të hynin në hapësirën e saj ajrore mbi Detin Baltik.
Rusia tha detektoi avionët gjermanë dhe francezë, që sipas saj, ishin nisur drejt territorit rus.
Moska tha se fluturimet u kryen nga një avion patrullues gjerman i llojit P-3C dhe ai francez, Atlantic-2.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, pas ngritjes në ajër të avionit rus Su-27, avionët e Gjermanisë dhe Francës u larguan. Më pas, avioni rus u kthye në bazë, tha ministria.
Ky njoftim i palës ruse nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
“Dy shënjestra ajrore u detektuan teksa po i afroheshin kufirit shtetëror të Rusisë. Në mënyrë që të identifikoheshin dhe për të parandaluar që të shkelej kufiri shtetëror rus, një avion Su-27 nga flota ajrore e Baltikut u ngrit në ajër”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes./REL/
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan