Njohësi i sferës kushtetuese Dastid Pallaska ka thënë se vendimi i gjykatës ka qartësuar shumë gjëra, ndër të tjera edhe faktin që Asociacioni u merr kompetenca komunave me shumicë serbe.
Pallaska ka sqaruar format mbi të cilat ka mundur të niset Kushtetuesja për marrjen e vendimit, njofton Klan Kosova.
“Ekzistojnë dy mënyra: që dokumenti të caktohet akt ekzekutiv i kryeministrit dhe në këtë formë të anulohen pjesë të parimeve. Dhe mënyra e dytë është që këto parime të cilësohen akt i ndërmjetëm dhe në këtë mënyrë gjykata është kursyer nga anulimi i tyre”.
Ai më tutje ka theksuar se vendimi ka qartësuar nivelin e fuqisë së Asociacionit, që sipas tij u merr kompetenca komunave me shumicë serbe.
“Gjykata para së gjithash ka qartësuar se para marrëveshjes së prillit 2013 ekziston baza për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, por bazuar në Kushtetutën e vendit”.
“Unë kam konsideruar se ekziston baza e mjaftueshme juridike që këto komuna të bashkëpunojnë brenda Asociaconint që i lidhin kompetencat e tyre të zgjeruara”.
“Asociacioni në fakt ju merr dhe ju zvogëlon kompetencat e komunave me shumicë serbe, me themelimin e këtij Asociacioni”.
“Komunat nuk mund të zëvendësohen nga Asociacioni apo të plotësohen në ofrimin e shërbimeve publike, të gjitha tentimet që mundohen ta fusin Asociacionin mbi funksionimin e komunave është shkelje e kushtetutës”.
Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...