Policia e Kosovës, regjioni i Pejës, ka konfirmuar rastin e të shtënave me armë zjarri në fshatin Strellc i Epërm në Komunën e Deçanit në orët e vona të pasdites, ku pasojë e të shtënave dhe plagëve të marra nga breshëritë e armës automatike “AK 47”, ka vdekur një fëmijë 9 vjeç me inicialet Y.M.
Vdekja e tij është konstatuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë në orën 16:37, ndërsa Policia në bashkëpunim me qytetarët ka arritur ta identifikojë një veturë të tipit “Frontera” me targa të Kosovës si person të dyshuar për të shtëna me armë zjarri në afërsi të lokalit “Doneri Jon” ku po qëndronte viktima dhe disa persona të tjerë. Menjëherë pas identifikimit të veturës së tij, Policia pasi ka bastisur shtëpine e të dyshuarit, ka arrestuar 19-vjeçarin D.L, shtetas i Kosovës.
“I dyshuari është duke u intervistuar nga hetuesit rajonal , njësiti përkatës i hetimeve Rajonale DRP Pejë, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit nga Departmenti për krime të rënda. Të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndelimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatën e Policisë.
”Policia e Kosovës pranë DRP Pejë, me datën 23.12.2015 ,në ora 16:15 është informuar nga qytetarët se në sheshin” Ismet Ukaj “ të fshatit Strellc i Epërm komuna e Deçanit, ka të shtëna me armë zjarri, me ç’rast një fëmijë ishte qëlluar nga breshëritë e armës automatike AK 47 dhe të njëjtin e kishin dërguar për në Emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për ti ofruar ndihmën mjekësore. Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur menjëherë të gjitha njësitet relevante të policisë si dhe prokurori i shtetit. Mjeku kujdestar rreth orës 16:37 ka konfirmuar se viktima fëmijë Y.M. , i moshës 9 vjeçare kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve nga arma e zjarrit. Falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Kosovës dhe pas një pune të shpejtë operativo – hetimore është arritur të identifikohet mjeti i tipit xhip “Frontera” me targa të regjistrimit në Kosovë si dhe personi i dyshuar i mundsh? ?m , që kishte shkuar me ketë mjet në afërsi të lokalit ‘ Doneri Jon’ dhe kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të këtij lokali , në bendin e të cilit kishte qenë ky fëmijë dhe disa persona tjerë. Hetuesit Rajonal në bashkëpunim me njësitet policore kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin D.L. vjeç 19 , shtetas i Kosovës. Me urdhër të prokurorit shtetit është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe nga i njëjti është konfiskuar edhe arma automatike AK 47 cal.7.62×39 mm për të cilën dyshohet se është përdoruar gjatë kryerjes së veprës penale të Vrasjes. I dyshuari është duke u intervistuar nga hetuesit rajonal , njësiti përkatës i hetimeve Rajonale DRP Pejë, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit nga Departmenti për krime të rënda. Të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndelimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme. Për motivin e veprës së Vrasje , çdo risi dhe përfundim të rastit me kohë do të jeni të njoftuar”, thuhet në komunikatën e policisë për mediet.
Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...