Pas publikimit të vendimit për përputhshmërinë e parimeve të Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Veseli ka theksuar se është obligim të respektohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe sipas tij ky vendim përbën moment të ri reflektimi për spektrin politik në rrugën drejt dialogut.
“Republika e Kosovës është demokraci kushtetuese dhe mbi bazën e këtij parimi fondamental ne jemi të obliguar që të respektojmë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe vendimin e fundit mbi kushtetutshmërinë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ky vendim përbën një moment të ri dhe të rëndësishëm për skenën politike në Kosovë.
Ai krijon një hapësirë të re për reflektim të përbashkët dhe për qasje të përbashkët ndaj dialogut politik, si rruga e vetme për të hequr dilemat e ngritura, dhe për të garantuar stabilitetin politik e institucional të vendi t. Ky stabilitet mbetet kusht themelor në ecjen përpara të vendit tonë në rrugën e konsolidimit shtetëror, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet në komunikatë.
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi