Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet një komunikate dërguar medieve e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Duke ftuar për respektim të gjithë spektrin politik, Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta zbatojë në përpikmëri vendimin në fazat që ndërlidhen me hartimin e Statutit dhe Dekretit të Asociacionit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do ta zbatojë me përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese në fazat që ndërlidhen me hartimin e Statutit dhe të Dekretit të Asociacionit.
Qeveria e Republikës së Kosovës, me këtë rast, fton gjithë spektrin politik, përfshirë partitë opozitare, që të respektojnë këtë vendim, i cili është në përputhje edhe me vetë Marrëveshjen e Parimeve, në të cilën ishte paraparë tekstualisht që e njëjta të shqyrtohej nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se është jetike për vendin që të përmbushen kërkesat ligjore dhe që të gjithë aktorët politikë t’i riktheh en jetës institucionale dhe debateve politike, të cilat duhet të zhvillohen brenda institucioneve, e në radhë të parë brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...