Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2023.
Kur kanë mbetur edhe pak orë para performancës përfaqësuesja e këtij viti e Shqipërisë, Albina Kelmendi iu është drejtuar publikut me një video nga Liverpooli.
Nën ethet dhe emocionet e ngjitjes në skenën e madhe të muzikës së festivalit, Albina edhe një herë ka kërkuar votën e shqiptarëve.
Në një prononcim për RTSh-në, ajo tha se sonte është momenti që të tregojmë sa zemërgjerë jemi teksa i ka falënderuar për mbështetjen e dhënë deri më tani.
“Përshëndetje për të gjithë shqiptarët anë e mban botës, me këtë video dua të iu informojë që sonte do ngjitemi në skenën e madhe të Liverpoolit andaj kërkojmë mbështetjen e juaj siç na keni dhënë deri sot kërkojmë të na votoni që të shkojmë në finale. Vota juaj na dërgon në finale, sonte është momenti që çdo shqiptar ta tregojë veten dhe të tregojmë sa zemërgjerë jemi, faleminderit të gjithëve, iu përqafojmë dhe iu falënderojmë për mbështetjen që na keni dhënë deri tash”, është shprehur këngëtarja.
View this post on Instagram
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë