Me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderin per furnizim me pajisje mjekësore për klinikat e QKUK-së.
Vlera e projektit është 1 milion e 920 mijë euro, ndërsa janë planifikuar investime në Klinikën Obstetrike Gjinekologjie, ku parashihet furnizimin me pajisje mjekësore për Fetilizim të Asistuar Mjekësor (FAM), si dhe furnizimin me instrumente dhe inventar medicinal për sallën e IVF.
Përmes një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se me pajisje mjekësore do të furnizohen edhe Klinika e Gastroenterelogjisë me Hapatologji, Klinika e Urologjisë dhe Klinika e Kardiologjisë sipas planifikimeve të SHSKUK- së.
Një transformim rrënjësor është paraparë edhe për Klinikën e Oftalmologjisë, në disa etapa të cilat përfshijnë furnizimet me pajisje mjekësorë dhe pajisjen e kësaj klinike me instrumente kirurgjike oftalmologjike.
Kjo do të mundësojë zgjerimin e gamës së procedurave diagnostike duke ndikuar drejtpërdrejtë në zvogëlimin e listave të pritjes për shërbime, si dhe duke avancuar edhe më tuje standardin e cilësisë së shërbimeve në këtë klinikë.
Zotimet e Qeverisë së Kosovës për shëndetësinë publike po realizohen siç janë planifikuar me buxhetin e vitit 2023. Ky është buxheti më i madh i bërë ndonjëherë për sektorin e shëndetësisë në vendin tonë./Arbresh.info/
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona