Gjyqësori francez ka nisur një hetim për krime të luftës për vdekjen e gazetarit të agjencisë franceze të lajmeve ‘AFP’, Arman Soldin, i cili u vra në Ukrainë.
Nisjen e hetimeve e konfirmoi të mërkurën, prokuroria në Francë.
Soldin, 32 vjeç, vdiq kur ai dhe kolegët e tij të AFP-së u sulmuan nga raketat më 9 maj, derisa ishin me trupat ukrainase në rajonin e Donbasit në Ukrainë.
Hetimi francez do të trajtohet nga njësi hetimore e specializuar në hetimin e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të urrejtjes, dhe do të kërkojë të përcaktojë rrethanat e sakta të vdekjes së Soldin, thanë prokurorët francezë.
Vdekja e tij e çon në të paktën 11 numrin e gazetarëve, stafit ndihmës apo shoferëve të ekipeve mediatike të vrarë që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës para më shumë se një viti./REL/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...