Akil Gjakova i ka dhënë fund ekspriencës në Kampionatin Botëror të xhudos.
Garuesi kosovar u mposht në rrethin e tretë nga italiani Manuel Lombardo, për ta lëshuar kështu mundësinë për të shkuar në çerekfinale dhe për ta synuar më pas medaljen në garën që po mbahet në Doha të Katarit.
Paraprakisht, Akili në rrethin e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë e mposhti rumunin Adrian Sulca, kurse në atë të dytë ishte më i mirë se koreani Heoncheol Kang.
Pas Flaka Loxhës, edhe Akil Gjakova i dha fund sot përvojës në Botëror, ndërdsa në garë mbetet ende motra e tij, kampionia olimpike, Nora Gjakova./GE/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër