Një 45-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Bajicë të Istogut.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku edhe është konstatuar vdekja nga mjekët.
“Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptuar se ka të bëjë me vetaksident. Vetura ka dal nga rruga. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u dërgua për obduksion”, tha Gashi.
Sot gjithashtu në fshatin Shipashnicë të Kamenicës ka ndodhur edhe një vetaksident, me c’rast një 67 vjeçar ka vdekur pasi i është rrokullisur vetura me targa gjermane./Arbresh.info
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...