Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se mandati i Ekipit Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe zgjat deri në përfundimin e procesit të formimit të Asociacionit.
Petkoviq thotë se kryeministri Kurti nuk ka bazë ligjore që në mënyrë të njëanshme ta shkarkojë atë organ, shkruan Tanjug transmeton Arbresh.info.
“Fakti që nuk i pëlqen drafti i Statutit të Asociacionit është problem i tij personal, sepse mandati i Ekipit Menaxhues ekzistues është aktiv dhe i vlefshëm, i konfirmuar në disa raste nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, por edhe nga lart, si dhe nga Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell”.
“Prandaj, para se Kurti të kontestojë funksionimin e Ekipit Menaxhues, le ta rinovojë materialin dhe le ta rilexojë deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano se ekipi menaxhues nuk mund të zëvendësohet në mënyrë të njëanshme, sepse ata janë pjesë e procesit të dialogut dhe se për ta është ende e vlefshme përbërja e atij ekipi”, tha Petkoviq.
Sipas tij, edhe Borrelli në fjalimin e tij, pas raundit të fundit të dialogut më 2 maj, theksoi se BE-ja do të vazhdojë të ftojë ekipin menaxhues në takime në Bruksel nëse është e nevojshme.
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës