Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ushtria e Kosovës po bënë përgatitjet e fundit për ushtrimin “Defender Europe 23”.
Mehaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se përgatitjet janë duke vazhduar me intensitet të lartë, përcjell Arbresh.info.
“Përgëzoj shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ. Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-se dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë”, ka shkruar Mehaj.
“Kosova në NATO është gjithashtu një nga amanetet e dëshmorëve tanë”, ka shkruar në fund ministri.
Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.
Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të regjimentit, nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane.
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe