Kosta Keçmanoviq (13), djaloshi që vrau tetë bashkëmoshatarë të tij dhe rojtarin e shkollës dy ditë më parë në Beograd planifikoi vrasjen masive në detaje dhe gjithashtu hulumtoi se si të shmang burgun, ka treguar ekspertiza mjeko-ligjore e telefonit të tij.
Siç u konstatua, 13-vjeçari kishte një muaj që planifikonte një vrasje masive dhe nga këqyrja e telefonit të tij u konstatua se menjëherë para krimit, ai ka kërkuar në internet Kodin Penal të Serbisë për të hetuar nëse fëmijët mund të mbajë përgjegjësi penale, raporton mediumi serb Blic.
“Në bazë të hetimeve, është konstatuar se sulmin në shkollë e ka organizuar tani sepse e dinte se i kishin mbetur edhe pak më shumë se 2 muaj deri në ditëlindjen e tij të 14-të dhe se i kishte mbetur edhe aq kohë për të qenë penalisht i papërgjegjshëm nëse do të ka kryer veprën penale”, thotë një burim i Blic.
Gjithashtu, siç u konstatua, Kosta Keçmanoviq pa një film amerikan për një masakër në shkollë në Amerikë një natë para vrasjes masive.
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...