Mbreti Charles III ka bërë betimin e kurorëzimit.
Betimi u bë me Biblën, si “ligji mbretëror” me të cilin duhet të qeveriset.
Prezantimi i Biblës daton që nga kurorëzimi i përbashkët i Uilliam III dhe Marisë II në vitin 1689.
Para se të bënte betimin, Mbreti Charles pranoi kushtet e tij, duke përfshirë nxitjen e “një mjedisi në të cilin njerëzit e të gjitha besimeve mund të jetojnë të lirë”. Kjo shtesë në shërbim pasqyron fjalët e mbretëreshës së ndjerë, kur ajo tha se roli i kishës “nuk është të mbrojë anglikanizmin duke përjashtuar fetë e tjera”, por në vend të kësaj ka një “detyrë të mbrojë praktikën e lirë të të gjitha besimeve në këtë vend”, shkruan CNN.
Charles vendosi duart mbi Biblën dhe premtoi t’i përmbahet betimit, duke u betuar se do të qeverisë popullin e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Komonuelthin, duke ruajtur ligjet e Perëndisë.
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...