Me rezultat të barabartë është mbyllur derbi i xhiros së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës (1-1).
Vetëm një gol u realizua në pjesën e parë në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, të cilin e shënoi skuadra mysafire.
Në minutat shtesë të kësaj gjysme (45’+3), Shefit Shefiti ia doli ta zhbllokonte rezultatin duke shënuar për ekipin kryeqytetas.
Në fraksionin e dytë, pas përpjekjeve të shumta për t’i barazuar shifrat, vendasit ia dolën të shënonin në minutat shtesë (90’+5). Albion Rrahmani ishte realizues, shkruan telegrafi
Ballkani ndodhet në vend të dytë në renditjen tabelare me 63 pikë, tri më pak se lideri Drita.
Prishtina pozicionohet në vend të katërt me shtatë pikë prapa Gjilanit dhe shpreson për një vend në garat evropiane.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...