Dy persona janë arrestuar sot në Ferizaj të dyshuar se janë përfshirë në një rast me falsifikim të parasë.
Arrestimi i tyre lidhet me operacionin policorë të datës 13 prill 2023 të titulluar “Taksisti 2023” ku Policia e Kosovës ka konfiskuar para të metalit mbi 10 mijë euro me nga dy euro të dyshuara fals si dhe ka arrestuar një person të përfshirë në rast.
“Siç jeni informuar përmes komunikatës zyrtare për media të Policisë me datën 13 prill 2023, lidhur me operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës kundër parave të falsifikuara të metalit ku ishin konfiskuar mbi dhjetë mijë euro (10,000.00), me nga dy (2) Euro të dyshuara fals dhe dëshmi të tjera; “Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës shkëputin një linjë të furnizimit me para të metalta të falsifikuara duke pamundësuar përdorimin e tyre në vendin tonë, arrestohen dy persona të dyshuar, konfiskohen mijëra euro false të metalit”, sot Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy (2) persona të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, L.L., dhe R.K., të arrestuarit e sotëm dyshohet se kanë bashkëpunuar me A.L., të arrestuarin e datës 13 prill 2023 duke blerë dhe shpërndarë parat e falsifikuara në vendet e ndryshme.
L.L., dhe R.K., janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit kompetent janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore./Arbresh.info/




Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim