Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kritikoi të hënën, më 1 maj, mungesën e supozuar të respektimit të të drejtave të njeriut në Francë, duke deklaruar se ka sulme ndaj emigrantëve, diskriminim racor dhe dhunë policore.
Këshilli i OKB-së diskutoi situatën e të drejtave të njeriut në Francë për më shumë se tre orë. Diskutimet e tilla janë pjesë e procedurave të cilave u nënshtrohen rregullisht çdo katër vjet të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.
Një numër i madh vendesh, përfshirë SHBA-në dhe Tunizinë, i bënë thirrje Francës që të shtojë përpjekjet në luftën kundër dhunës dhe diskriminimit racor.
“Ne rekomandojmë që Franca t’i intensifikojë përpjekjet e saj në luftën kundër krimeve dhe kërcënimeve për dhunë me motive të urrejtjes fetare, si antisemitizmi dhe urrejtja antimyslimane”, tha përfaqësuesja e SHBA-së në këtë organ të OKB-së, Kelly Billingsley.
Delegacioni kinez tha se kishte një rritje të racizmit dhe ksenofobisë dhe i bëri thirrje Francës të ndalojë marrjen e “masave që shkelin të drejtat e emigrantëve”./euronews
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë