62 vjeçari tenton vetëvrasjen nga vinçi në Ferizaj, Policia e shpëton

08:33 | 2 Maj 2023
Emir Abduramani

Një 62 vjeçar ka tentuar të bëjë vetëvrasje të hënën në qytetin e Ferizajt, duke provuar gjuajtjen në tokë nja një vinç mbi një objekt banesor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dje rreth orës 13:00, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në këtë qytet ai kishte hipur mbi vinç të banesës dhe po tentonte të hidhej në tokë, rrjedhimisht, t’i jep fund jetës së tij.

Ai më pas ishte bindur nga togeri i Policisë që mos ta bëjë këtë veprim.

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për shpëtim nga ekipet në vendin e ngjarjes, është bllokuar për qarkullim rruga ” Ahmet Kaçiku ” dhe menjëherë mbikëqyrësi i ndërrimit ka filluar të negocioj me viktimin dhe ta bindë atë, që mos të kërcejë/bëjë vetvrasje nga lartësia. Pas shumë përpjekjeve të mbikëqyrësit të ndërrimit Toger R.H, në ora 13:50 viktima është bindur dhe ka lejuar që të shpëtohet dhe të zbresë nga vinçi në tokë pa asnjë lëndim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Policia viktimën e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ” Vetëvrasje në tentativë”, ndërsa policia po vazhdon hetimet”./Arbresh.info