Autoritetet indiane kanë kapur një elefant të egër që vrau të paktën gjashtë persona, sipas raporteve të mediave lokale.
Elefanti mashkull, i quajtur Arikomban (gjuetar orizi), ishte i njohur për bastisjen e dyqaneve të orizit dhe drithërave në shtetin jugor të Keralas.
Të shtunën, një ekip prej 150 zyrtarësh e kapën elefantin pas pesë të shtënave me qetësues, raportoi gazeta Indian Express.
Më pas ai u pajis me një GPS dhe u dërgua në një vend të shenjtë për kafshë të egra.
Kjo nuk ishte hera e parë që zyrtarët përpiqeshin të kapnin elefantin, që besohet të jetë rreth 30 vjeç.
Arikomban u godit me qetësues në 2017, por arriti të shpëtonte.
Ambientalistët fajësojnë zgjerimin e vendbanimeve njerëzore rreth pyjeve për rritjen e konflikteve njeri-kafshë në disa pjesë të Indisë.
Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2017, India ka rreth 30,000 elefantë të egër, rreth 60% e popullsisë në kontinentit aziatik./abcnews.al/
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...