Mbrëmjen e sotme në prime Efi vendosi pikat mbi i në raportin e saj me Luizin.
Efi tha se pas fjalëve të tij (eksperienca në Përputhen), ajo mezi pret që të dalë dhe nuk dëshiron ta shikojë më me sy.
“Merzitjen dhe zhgënjimin e kam përjetuar në fillim. Tani thjesht nuk më intereson dhe mezi pres të mos ia shikoj më sytë. U merzita kur erdha, më mërzit fakti që kam arritur në konkluzionin që Luizi për të arritur qellimet e tij shkel me këmbë këdo e jo vetëm mua që 40 ditë më njihte. Kam dashur dhe jashtë ta kem mik. Une jam aq e pastër me veten time sa nuk më intereson asnjë fjalë e tij. Kur të dalë jashtë ai do i shikojë të gjitha. Do e shikojë se nuk kam bërë asgjë të keqe”, u shpreh Efi, teksa iu drejtua Luizit duke i thënë: Shqip, bukur, pastër, mos të pafsha më me sy.
E pyetur nga Arbana nëse jashtë ekziston mundësia që të bëhen sërish miq, Efi tha e prerë: Ky njeri nuk do të jetë kurrë pjesë e jetës time. Kurrë!
Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – s...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hiper...
Oblak rikthehet për përballjen e madhe me Barcelonën
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...