Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) protestuan më 28 prill në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, e arsyetoi kërkesën e rritjes së pagave me rritjen e inflacionit muajve të fundit në Kosovë.
Sipas të dhënave zyrtare, në muajin mars inflacioni arriti në 7.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Llumnica tha se bordi i kësaj korporate nuk po i shqyrton kërkesat e punëtorëve.
“Në një kompani ku menaxhmenti thotë se kemi 107 milionë euro fitim. Por, çfarë është fitimi më i madh sesa të kesh fuqi punëtore, pse nuk po vlerësohet punëtori? A ka më turp që një kompani e fuqishme, me qindra miliona euro të hyra, që të kenë një shujtë të ushqimit prej 1.74 euro”, tha Llumnica.
Më 16 mars, punëtorët e KEK-ut po ashtu kishin protestuar me kërkesën për rritjen e pagave.
KEK-u numëron 3.200 punëtorë, të cilët marrin rrogë bazë mesatare prej 627 eurosh.
Bordi i Drejtorëve të KEK-ut deri më tani nuk ka dalë me ndonjë njoftim për kërkesën e punëtorëve.
Por, më 3 prill ky bord kishte deklaruar se në vazhdimësi ka shqyrtuar kërkesat dhe shqetësimet e punonjësve.
Përmes një komunikate për media ishte thënë se paga mesatare në KEK është mbi pagën mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë. Po ashtu, të gjithë punonjësit e KEK-ut, përfitojnë nga sigurimi shëndetësor, transporti, pagesa shtesë për përvojën e punës si dhe pagesa për shujta.
Korporata Energjetike e Kosovës është një ndër ndërmarrjet kryesore energjetike në vend. Asetet e korporatës janë nën pronësi të plotë të Qeverisë së Kosovës./rel/
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan