Numri i të vrarëve nga sulmet ajrore në disa qytete të Ukrainës, përfshirë Kievin, është konfirmuar tani të ketë shkuar në 12.
Siç raporton BBC, përcjell Telegrafi, 10 persona duke përfshirë një fëmijë u vranë në një sulm që ndodhi në një bllok banesash në qytetin qendror të Umanit, thanë zyrtarët.
Një grua dhe një vajzë trevjeçare u vranë gjithashtu në qytetin e Dnipro-s, sipas kryebashkiakut lokal.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, ka pasur shpërthime edhe në qytetet Kremenchuk dhe Poltava.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 10 ndërtesa banimi u dëmtuan në Uman dhe një bllok i tërë në njërën prej tyre u shkatërrua. Ai tha se sulmet treguan veprime të mëtejshme ndërkombëtare që duhen ndërmarrë kundër Rusisë.
“E keqja mund të ndalet me armë – luftëtarët tanë po e bëjnë këtë. Dhe mund të ndalet me sanksione – sanksionet globale duhet të rriten”, tha ai në një postim në Twitter.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se kryeqyteti ishte nën sulm me raketa ruse për herë të parë në 51 ditë.
Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima civile në kryeqytet.
Njëzet e një nga 23 raketa dhe dy dronë sulmues u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, thanë zyrtarët në një postim në shërbimin e mesazheve Telegram.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun