Nga viti 2024 në Francë, karriget me rrota për personat me aftësi të kufizuar do të jenë falas. Në fjalën e tij në Konferencën e 6-të Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, të mbajtur në Pallatin Elysee, presidenti francez Emmanuel Macron potencoi hapat që duhen ndërmarrë për personat me aftësi të kufizuar.
Duke u shprehur se 1.5 miliardë euro do të ndahen për qytetarët me aftësi të kufizuar për të hyrë lehtësisht në vendet publike, Macron njoftoi se nga viti 2024, karriget me rrota do t’u jepen falas personave me aftësi të kufizuar.
Ai tha se në çdo shkollë për nxënësit me aftësi të kufizuar do të ketë një mësues referues. Macron deklaroi se në vend janë 430 mijë nxënës me aftësi të kufizuar. Mediat franceze raportuan se komuniteti “Handicaps”, i përbërë nga 52 shoqata, bojkotoi konferencën e mbajtur në Pallatin Elysee, duke përmendur si arsye “mungesën e konsultimit”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit