Sot në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat parlamentarë lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në fjalën e saj të rastit i ka pyetur deputetët nga opozita se si është e mundur që ata të dinë kaq shumë rreth tenderëve, njofton Klan Kosova.
“Ministria e Ekonomisë është duke bashkëpunuar me bordin mbikëqyrës të KEK-ut për t’u siguruar se operimet vazhdojnë me sukses. Desha të ju pyes se pse përgjatë këtyre dy viteve aq pak keni folur për politikat, por aq shumë dini për tenderët. Nuk do t’ju pyes sepse ju njoh, andaj nuk ka nevojë për përgjigje”, u shpreh Rizvanolli./Arbresh.info/
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...