Sot në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat parlamentarë lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.
Në fjalën e saj të rastit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka akuzuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, se prokurori special Elez Blakaj për shkak të tij është dashur ta lëshojë Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Në Republikën e Kosovës një prokuror special është dashur ta lëshojë vendin për shkak teje sepse sa ke qenë kryeministër i ke kërkuar raport me shkrim. Bëhet fjalë për Elez Blakajn, kjo është ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë. Për shkak teje dhe për shkak qasjes tënde i njëjti nuk është mbrojtur”, ka deklaruar Haxhiu./Arbresh.info/
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...