Barcelona është duke punuar për afrimin e lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm.
Ditë më parë u raportua në mediat e ndryshme angleze dhe spanjolle se ka një marrëveshje të arritur mes Barcelonës dhe Roberto Firminos.
Por lajmet e fundit ngas Spanja kanë raportuar se në fakt nuk ka asnjë marrëveshje apo edhe një interes real nga Barcelona për sulmuesin brazilian.
E vërteta është se Firmino iu ofrua Barcelonës disa muaj më parë nga agjentët e futbollistit i cili do të largohet në verë si i lirë nga Liverpooli.
Cilësitë e lojtarit të Liverpoolit nuk mund të vihen në diskutim, por Barcelona nuk e ka në plane lojtarit dhe Firmino nuk është lojtari që i përshtatet stilit të katalunasve, shkruan telegrafi.
Sipas asaj që ka raportuar Marca këtë gjë drejtuesit e klubit katalunas i kanë bërë të qartë agjentëve të lojtarit duke refuzuar të nënshkruajnë me të.
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...