Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Javën e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit, Gratë dhe Pronësia Intelektuale.
Kurti në fjalën e tij të rastit ka thënë se grat duhet të i përkrahim në biznes sepse sipas tij çasjet dhe aftësitë e tyre tregojnë rrugëtimin deri te suksesi, shkruan Arbresh.info.
“Nuk ka asnjë urë që nuk funksionon. Prej shembujve nga e kaluara, jo shumë e largët, tregon për gratë në biznes. Andaj ne do ti përkrahim dhe ti nxisim në biznese. Çasja dhe aftësitë, tregojnë rrugëtimin deri te suksesi”, ka deklaruar Kurti.
Tutje Kurti ka bërë të ditur se qeveria e tij ka ndërmarrë disa nisma për subvencionimin e mbi 200 bizneseve që udhëhiqen nga gratë.
“Ne si qeveri jemi të vetëdijshëm për një ndarje në gjini dhe të ndara në ato lëmi që kanë qenë të ndara për studentë. Mundësimi i financave për do nuk është vetëm përkrahje, është investim. Inkurajim për biznese në ekonomi është parim. Qeverisja jonë ka ndërmarrë disa nisma për hapje të rrugës ku subvencionuam mbi 200 biznese ku gratë udhëheqin. Për dy vite janë punësuar mbi 2000 gra, janë krijuar grande për gra që punësojnë. Qëllimi ynë si qeveri është të mos lëmë askënd pa pagë. Kredi në botë marrin më shumë burrat, ne duhet të krijojmë kushte që të jetë e barabartë kjo për dy gjinitë. Mund ta llogarisni aleate dhe partnere qeverinë tonë”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...