Të gjithë aleatët e NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare, thotë sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.
Duke folur përpara një takimi të grupit të kontaktit të mbrojtes së Ukrainës në bazën ajrore, Ramstein në Gjermani, ai tha në një konferencë shtypi se pasi të përfundojë lufta në Ukrainë, Kievi duhet të ketë “fuqinë për të parandaluar sulme të reja”.
Ai tha se fokusi kryesor tani është të sigurohet se vendi do të mbizotërojë kundër Rusisë, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.
Kjo vjen pasi Stoltenberg premtoi dje mbështetjen e vazhdueshme për vendin gjatë vizitës së tij të parë në Kiev që kur Rusia nisi pushtimin një vit më parë.
“Më lejoni të jem i qartë, vendi i merituar i Ukrainës është në familjen euroatlantike”, tha ai në një konferencë shtypi.
“Vendi meritor i Ukrainës është në NATO”.
Ukraina ka kërkuar prej kohësh që të bëhet pjesë e NATO-s.
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...