Pavarësisht se kush do të jenë kryetarët e rinj pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, të 61 bashkitë në Shqipëri do të kenë si sfidë të përbashkët, që është ndotja e mjedisit.
Në “Forumin për Ndotjen 2023” të mbajtur në Tiranë, teksa ngritën shqetësimin për moskryerjen e matjeve, 31 organizata mjedisore e cilësuan ndotjen e ajrit si “rrezikun kryesor të shëndetit të shqiptarëve.”
“Kemi vënë re një përkeqësim në raport me një vit më parë. Grimcat e pluhurit të dukshme dhe të padukshme dhe dyoksidi i azotit tejkalon normat e ndotjes. Pas matjeve rezulton edhe se grimcat PM 2.5 kërcënojnë drejtpërdrejt shëndetin e popullatës”, u shpreh eksperti i Mjedisit, Rodion Gjoka.
Pas vrojtimeve dhe analizave të kryera nga organizatat mjedisor rezulton se vetëm 14 për qind e ujit që derdhet në det i nënshtrohet pastrimit. Pjesa tjetër vijon të rrezikojë zinxhirin ushqimor e rrjedhimisht shëndetin e qytetarëve, raporton A2 CNN.
“Edhe këtu mungojnë kontrollet dhe analizat nga institucionet. Problematika lidhet sa me menaxhimin, aq edhe mosndëshkimin e ndotësve. Është rrezik potencial për shëndetin e njerëzve”, deklaroi ekspertja Valbona Mazreku.
Referuar të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, shqiptarët janë ndër popujt që paguajnë më shumë taksa mjedisore. Nga ana tjetër, thuajse të gjitha bashkitë i kushtojë pak vëmendje ndotjes duke shpenzuar vetëm një pjesë të vogël të buxhetit të tyre
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...